NATO i del garant Turqisë nëse ajo sulmohet
NATO nuk do të ngurrojë t’i vijë në ndihmë Turqisë, nëse ajo do të sulmohet. Ky është mesazhi i Sekretarit të ri të Përgjithshëm të aleancës, Jens Stoltenberg. Turqia është vënë në gatishmëri të lartë javët e fundit përgjatë vijës kufitare me Sirinë, ku forcat e Shtetit Islamik po përballen me ushtritë vendase siriane dhe kurde.Shpesh ka pasur edhe shkëmbime zjarri në kufi, ndërsa refugjatë të shumtë, shumica kurdë, kalojnë kufirin çdo ditë për t’i shpëtuar përndjekjes dhe vrasjes nga ana e militantëve ekstremistë. “Përgjegjësia jonë është është mjaft e qartë: do të mbrojmë Turqinë nëse do të bëhet objektiv i ndonjë sulmi të mundshëm”, deklaroi Stoltenberg.“Prandaj kemi ngritur edhe sistemin “Patriot” në Turqi dhe gjatë vizitës që do të bëj pas pak kohësh aty do të theksoj rëndësinë e qendrimit të trupave tona në vend”.Ish-kryeministri norvegjez u emërua në krye të Aleancës së Atlantikut verior në mars, pas largimit të Anders Rasmusenit. Stoltenberg foli edhe për krizën në Ukrainë, ku vlerësoi armëpushimin por theksoi fuqinë e Rusisë. “Armëpushimi është një rast i mirë për rregullimin e gjendjes, por Rusia ka sërish mundësinë që të krijojë probleme dhe vazhdon të thyejë ligjet ndërkombëtare”, shtoi sekretari i përgjithshëm.