Doganat analizojnë punën, Spiropali: Kemi rritur ndjeshëm të ardhurat

Tiranë - Administrata doganore vazhdon të risë të ardhurat në buxhetin e shtetit. Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali, ka konfirmuar se vetëm gjatë muajit shtator, administrata që ajo drejton, ka arritur të arkëtojë rreth 3 miliard lekë më shumë se sa e njëjta periudhë e një viti më parë.Gjatë takimit të dytë me agjensinë e asistencës së Doganave shqiptare, “Crown Agents”, Spiropali nënvizoi edhe një herë performancën mjaft positive të administratës doganore.“Unë dua të përmend vetëm disa fakte, të cilat më së shumti ilustrojnë punën e përbashkët dhe punën e madhe që është bërë në administratën doganore, jo vetëm për realizimin e të ardhurave por edhe modernizimin e mëtejshëm të sistemit. Dua të përmend shifrat e shtatorit, rezultat që sapo doli sot në mëngjes. Në shtator realizimi i të ardhurave ka qenë i plotë, 100 % dhe me një rritje prej 28,4 % nga shtatori i vitit të kaluar. Rritja më e lartë që ne kemi patur këtë vit, konkretisht 3 miliard lek më shumë se shtatori i vitit të mëparshëm ose 30 milion dollarë më shumë”, u shpreh Spiropali në analizën e saj.I pranishëm në takim ishte edhe zv.ministri i Financave, Ervin Mete, i cili deklaroi se gjatë këtij viti biznesit i janë rimbursuar rreth  170 milion dollarë tatim vlere i shtuar.Në krahun tjetër, përfaqësues të “Crown Agent”, të pranishëm në këtë takim kanë konstatuar se janë kryer një numër i konsiderueshëm kontrollesh, për të eleminuar në një masë sa më të madhe korrupsionin dhe shkeljet ligjore.Me sa duket kontraktimi i kompanisë britanike “Crown Agents”, për të kontrolluar Doganat ka rezultuar me sukses, pasi deri më tani arkëtimet e kësaj administrate janë rritur ndjeshëm.“Crown Agents” u nënshkrua nga qeveria shqiptare për një shërbim 2-vjeçar, kohë gjatë së cilës do të përfitojë një shumë prej 8,5 milion Euro./nzh/oranews online/