Shqipëria i jep OK, bashkëpunimit me CERN-in në fizikën e energjisë së lartë

Tiranë – Qeveria Shqiptare do të bashkëpunojë me CERN-in, Organizatën Evropiane për Hulumtime Nukleare. Vendimi është miratuar dje në parim në mbledhjen e Qeverisë dhe synon bashkëpunimin teknik dhe shkencor në fizikën e energjisë së lartë.CERN-i është qendra më e madhe e fizikës së grimcave në botë dhe ndodhet në Gjenevë. Organizata ka qëllim kryesor të studiojë grimcat, në mënyrë qe të njohë veçoritë e natyrëss. Shkencëtarë nga 20 shtetet anëtare punojnë për të zbuluar se çfarë ka ndodhur kur është krijuar Gjithësia.ar.sh/Oranews.tv