Alma Lama në Ora News: S’është hera e parë që më kërcënojnë, duan të hesht
Deputetja e LDK në Kosovë, Alma Lama ka marrë një kërcënim me vrasje. Kërcënimi i saj është bërë në rrjetin social fecebook nga ana e një komentuesi, pas publikimit të një artikulli jo të sajin, që qeveria turke po e financon radikalizmin islam në Kosovë.
(Publikimi i shkrimit në FB, ku Alma Lama u kërcënua)Në një intervistë telefonike për Ora News, deputetja Lama thotë se nuk është hera e parë që është këecënuar, dhe sipas saj kërcënimi është bërë në mënyrë që ajo të mos flasë në lidhje me këtë çështje.“Janë nga ato kërcënimet e shumta që unë kam marrë prej një viti, që kur e kam ngritur zërin kundër depërtimit të radikalizmit islamik në Kosovë. Këtë kërcënim e kam denoncuar në polici dhe kam kërkuar nga organet e rendit që të merren me të sepse jemi në një situatë që kushdo që fle,t gjendet nën sulmin e njerëzve që ose janë të inkriminuar ose janë trushpëlarë. Në fakt në këtë rast është kjo e dyta, ku njerëëz të cilët nuk i kuptojnë proceset, por që janë pjese të kësaj ideologjie, me dashje apo padashje marrin përsipër që të kërcënojnë këdo që flet kundër kësaj rryme. Kohët e fundit policia ka marrë aksione, dhe ka arrestuar 70 persona mes tyre edhe imamë radikalë të cilët janë ata burimi i frymëzimit dhe indicjes së kësaj ideologjie. Unë kam pasur kërcënime vazhdimisht, herë publike dhe hërë jo publike, qëllimi ka qëne zmbrapsja që unë mos flas për këto çështje, por unë i jam drejtuar policisë që ata persona te hetohen”, u shpreh Lama.Deputetja e Kosovës ka deklaruar se është ndier e rrezikuar, madje ajo ka kërkuar edhe mbrojtje në polici. Pavarësisht kësaj, Lama shprehet e bindur se nuk do të heshtë në lidhje me këtë fenomen.“Unë shpesh jam rrezikuar dhe kam kërkuar mbrojtjen e policisë, por kjo nuk do të thotë që unë duhet të hesht për shkak të frikës, sepse në fakt është kjo se çfarë kërkojnë kush do që e ngre zerin të heshtë, dhe ata të vazhdojnë punën e tyre pa u penguar nga askush.”Të rinjtë bien pre, ideologjia financohet nga SerbiaAlma Lama u shpreh e shqetësuar sepse shumica e personave që i janë bashkuar kësaj ideologjie janë të rinj. Ajo kërkoi nga qeveria e Kosovës që të merren masa.Sipas saj kjo ideologji financohet nga Serbia, pasi kësaj të fundit i intereson që Kosova të humbë mbështetjen e ndërkombëtarëve.“Të rinjtë bien pre e kësaj ideologjie, ose janë të varfër, të marzhinalizuar dhe të paarsimuar. Këtu vijmë te një çështje tjetër, mungesa e arsimit adekuat për të rinjtë dhe kjo është një ndër akuzat ku duhet që qeveria e Kosovës të insistojë mësë shumti, të edukohen, të arsimohen të rinjtë që mos bien viktime e ideologjieve që vijnë nga vendet e botës arabë. Nga ana tjetër kemi parë fakte të ndryshme që kjo ideologji financohet nga Serbia, sepse Serbisë nuk i intereson që Kosova të funksionojë dhe të njihet dhe të ketë mbështetjen e ndërkombëtarëve, asaj i intereson që të radikalizohet dhe të humbë mbështetjen e ndërkombëtarëve”ex/oranews.tv/