Kujdes nga abuzimet, SHSSH: Ja si përfitohet statusi i jetimit

Duke u nisur nga rasti i fundit, teksa kreu i shoqatës së jetimëve, Maksim Liço  kërkonte favore seksuale me një të mitur, në mënyrë që ai të përfitonte statusin, Shërbimi Social Shtetëror ka publikuar edhe procedurat në përputhje me ligjin, sesi mund të përfitohet statusi i jetimit.Ja deklarata e plotë e SHSSHTiranë, 1 tetor 2014-Shërbimi Social Shtetëror dëshiron të informojë opinionin publik, nisur edhe nga rasti i fundit I publikuar në media, se Statusi i Jetimit jepet në përputhje me ligjin nr. 8153, datë 31.10.1996 “Për statusin e jetimit”.SHSSH është i vetmi autoritet që jep statusin e jetimit. Çdo lloj dokumenti i lëshuar nga çfarëdolloj organizate e që pretendon dhënien e statusit të jetimit për individë është i paligjshëm dhe i pavlefshëm!Gjejmë rastin të sqarojmë se:Aplikimi për të marrë statusin e jetimit bëhet nga vetë individët e interesuar. Dokumentacioni përgatitet pranë njësisë së qeverisjes vendore dhe vjen zyrtarisht nga njësia vendore ose Drejtoria Rajonale e SHSSH në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social.Statusi i jetimit jepet nga Komisioni pranë Shërbimit Social Shtetëror i ngritur mbi bazë të VKM nr.233, datë 10.4.1998 “Për zbatimin e ligjit Për statusin e jetimit”, i cili vlerëson dokumentacionin e paraqitur dhe jep vendim për dhënien ose jo të statusit individit aplikues.Mbi bazën e  vendimit të Komisionit, Shërbimi Social Shtetëror pajis personat që marrin statusin e jetimit me një dokument zyrtar (me logon dhe vulën e Shërbimit Social Shtetëror). Ky është i vetmi dokument që provon se individi është përfitues I statusit të jetimit.Mbi bazën e këtij dokumenti zyrtar personat me status jetimi përfitojnë lehtësirat që u njeh ligji për shkak të statusit që kanë.Me këtë rast, ftojmë qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve dhe të ndjekin precedurën e përcaktuar me ligj që njeh Shërbimin Social Shtetëror si të vetmin autoritet që jep statusin e jetimit. Çdo lloj dokumenti i lëshuar nga çfarëdolloj organizate e që pretendon dhënien e statusit të jetimit për individë është i paligjshëm dhe i pavlefshëm!