Situata e jetimëve në Fier, problematika në arsim dhe punësim

Fier-Situata e fëmijëve jetim në Qarkun e Fierit është mjaft problematike jo vetëm në fushën e arsmimit por edhe të punësimit.Pëllumb Gropa, nën cilësinë e drejtuesit të shoqatës së jetimëve në Fier ja faturon këtë shqetësim moszbatimit te ligjit ndaj këtyre fëmijëve. Ai tregon se ndaj fëmijëve jetim që janë në shkollë nuk bëhet kompensimi i librave të cilët ata blejnë ndërsa për moshën 18-20 vjeçare nuk ofrohet asnjë vend për punësimin e tyre duke treguar neglizhencë jo vetëm të shtëtit por edhe të bizneseve private.Statistikat e shoqatës së jetimëve në Fier flasin për 800 familje të regjistruara si jetim por nga këto në drejtorinë e Shërbimit Social Shtetëror specialisti i kontrollit Flamur Bufi thotë se marrin ndihmë ekonomike vetëm 33 fëmijë.Aktualisht 700 fëmijë jetim marrin një ndihmë shumë modeste nga shoqata arabe ndërsa pjesa tjetër mbulohen nga bashkia Fier. Shoqatat bëjnë thirrje për të ndihmuar jetimët që të shmanget qëndrimi i tyre në rrugë, një rrezik i drejtpërdrejtë për t'i kthyer këta fëmijë në kontigjent krimi.