Berat, "Të përballesh me klimën", suedezët ekspozojnë karikaturat për mjedisin

Berat - Të përballesh me klimën, ta shohësh me kujdes teksa shkatërrohet e të mos të të dridhet dora. Me këtë mesazh, Ambasada Suedeze solli në Berat ekspozitën mbi rëndësinë e mjedisit.Pesë artistë suedezë sollën përmes karikaturave dixhitale, problemet e klimës dhe ndryshimet e saj në botë. Më pas artit të tyre ju bashkuan dhe artistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët sollën këndvështrime të reja, mbi atë se çfarë po ndodh me faktorët klimaterik duke bërë thirrje për të nxitur reagimin e shoqërisë, për sensibilizimin mbi problemet aktuale të mjedisit.Ambasadori suedez, Patrik Svensson, vlerësoi se çështjet e mjedisit na përkasin të gjithëve.“Kur flasim për klimën dhe çështjet e nxehta që janë rrjedhojë e saj, kuptojmë se nuk i përkasin vetëm një shteti, por të gjithë globit. Gjithëpërfshirja na ka sjellë në Berat, ku shohim me rëndësi sensibilizimin e qytetarëve. Përmes karikaturës dixhitale, artistët përpiqen të tregojnë se çdokush mund të japë një kontribut, sado modest, në mbrojtje të mjedisit”, u shpreh Ambasadori Patrik SvenssonNë veprat e prezantuara në mjediset e “Eduart Lear Galeri”, u paraqitën vepra me këndështrime të ndryshme se si klima po ndikon në natyrë, mjedisi si po dëmtohet, si po arrin dora e njeriut të shkatërrojë gjithçka që natyrshëm trashëgoi në format më perfekte./nzh/oranews online/