Qeveria: Çmimet e ilaçeve, më të ulta ose njësoj me vendin nga vijnë
Tiranë – Qeveria vendos rregull në kaosin e çmimeve të barnave në farmacitë e vendit duke ngritur Komisionin e Çmimit të Barnave, si njësi të përhershme, pranë Ministrisë së Shëndetësisë, që ka detyrë të përcaktojë çmimet e tyre duke i krahasuar me ato të vendeve të origjinës dhe duke vendosur që “Çmimi i shitjes me pakicë të barit në Republikën e Shqipërisë duhet të jetë më i ulët ose i njëjtë me çmimin e shitjes me pakicë të tij në vendin e origjinës.Komisioni i Çmimit të Barnave do të kryesohet nga sekretari i përgjithshëm i Shëndetësisë dhe do të ketë anëtarë: Një përfaqësues nga Drejtoria Farmaceutike; një nga Ministria e Financave; një nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe një nga Agjencia Kombëtare për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore.Sipas këtij vendim, të liçensuarit për tregtimin e barnave, brenda datës 31 tetor të çdo viti, do të duhet të deklarojnë në zarf të mbyllur, pranë Ministrisë së Shëndetësinë, çmimet “CIF” në euro ose dollarë, për barnat e importit dhe çmimet “EXË” (ex-ëork) në lekë, për barnat e fabrikuara në vend.Komisioni i Çmimit të Barnave, brenda datës 5 nëntor të çdo viti, mblidhet për hapjen e zarfeve të çmimeve të deklaruara, të cilat siglohen nga anëtarët e pranishëm në komision. Miratimi i çmimeve të barnave bëhet me votim të hapur dhe vendimi merret me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm. Në rast se ka barazim votash, vota e kryetarit është vendimtare.Çmimet “CIF”, të deklaruara në Shqipëri, do të krahasohen me çmimet e tregtimit me shumicë të shteteve referente: Itali, Greqi, Serbi, Maqedoni dhe Kroaci. Në rastet kur mungon informacioni për çmimet e tregtimit me shumicë nga shtetet referente, krahasimi do të bëhet me çmimet e shitjes me pakicë të barit.Komisioni i Çmimit të Barnave verifikon edhe çmimet e deklaruara të tregtimit me pakicë të barit në vendin e origjinës, në formularin e deklarimit të çmimit nga mbajtësi i autorizimit të tregtimit. Në rast se të dhënat e deklaruara nga mbajtësi i autorizimit për tregtim mbi çmimin e shitjes me pakicë të barit në vendin e origjinës janë të ndryshme, komisioni merr vendim që barit të mos i miratohet çmimi për vitin pasardhës.“Çmimi i referencës për Shqipërinë” do të jetë çmimi më i ulët nga elementet e mëposhtme: çmimi që aplikohet ndër pesë shtetet referente; çmimi i tregtimit me pakicë të barit në vendin e origjinës; çmimi i barnave të importuara në Republikën e Shqipërisë, gjatë 12 muajve të fundit.Çmimi i barit gjenerik duhet të jetë deri në 80% të çmimit të barit origjinator, të regjistruar pranë Agjencisë. Nëse bari origjinator nuk është i regjistruar në Republikën e Shqipërisë, atëherë do të merret për bazë çmimi i tij në vendet e referencës dhe të origjinës.Çmimi i shitjes me pakicë të barit në Republikën e Shqipërisë duhet të jetë më i ulët ose i njëjtë me çmimin e shitjes me pakicë të tij në vendin e origjinës.Barnat, për të cilat nuk është deklaruar çmim, ose të cilat nuk janë regjistruar/riregjistruar deri më 31 tetor të vitit aktual, humbasin të drejtën për t'u futur në listën e barnave të rimbursuara për vitin pasardhës.Drejtoria Farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësinë, brenda datës 31 dhjetor të çdo viti, bën shpalljen, në faqen zyrtare të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, e listës së përgjithshme me çmimet “CIF/EXË”, të miratuar nga Komisioni.Kjo listë dërgohet zyrtarisht tek Agjencia Kombëtare për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.ar.sh/Oraneës.tv