Shtrëngohen masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Tiranë – Qeveria shqiptare po intensifikon masat për të penguar pastrimin e parave në Shqipëri dhe sidomos, financimin e terrorizmit.Kreu i Qeverisë Edi Rama ka drejtuar dje, Komitetin Kundër Pastrimit të Parave, i cili shqyrtoi efikasitetin e legjislacionit penal kundër pastrimit të parave në vend.Pas analizës dhe diskutimeve, Komiteti konsideroi si të domosdoshme që Autoritetet Mbikëqyrëse të kontrollojnë subjektet raportuese dhe raportimet e drejtpërdrejta në Dejtorinë e Pastrimit të Parave për dyshimet që hasen në fushën e veprimtarisë së tyre.Gjithashtu, u vlerësua domosdoshmëria e rritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar në shkëmbim informacioni. Duke marrë në konsideratë zhvillimet e fundit, u theksua intensifikimi i masave kundër financimit të terrorizmit.Në këtë mbledhje u miratua edhe Rregullorja e Komitetit të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave.ar.sh/Oranews.tv