Tiranë, ndalohet Maksim Liço, kreu i një shoqate jetimësh kërkoi seks me 16-vjeçarin
Maksim Liço, kreu i shoqatës “Jetimet në Fokus” i cili kërkonte favore seksuale një 16 vjeçari në këmbim të statusit të jetimit por dhe parave është ndaluar sot nga policia e Tiranës. Ndalimi vjen pasi emisioni “Fiks Fare” i Top Channel publikoi investigimin ku zbulonte se gjatë bisedave telefonike, Maksim Liço i premton parà në këmbim të seksit, jetimit 16-vjeçar. Gjatë bisedës telefonike, kryetari i shoqatës së jetimëve i tregon jetimit, se nuk është hera e parë që ai kryen marrëdhënie të tilla me djem të moshës së tij, madje i pohon se ka pasur marrëdhënie të tilla dhe me një 14-vjeçar. Jo vetëm kaq ai i kërkon 16 vjeçarit jetim t’i prezantojë shokun e tij 15- vjeçar dhe i propozon që ta afrojë edhe atë nëpërmjet pagesës, kërkon që të kryejnë marrëdhënie të tre.