Kapet bosi i drogës në Meksikë, Hector Beltran Leyva

Autoritetet meksikane deklarojnë se kanë kapur bosin e madh te drogës në vend, Hector Beltran Leyva. Ata thonë se po kryejnë testet e ADN-së për të konfirmuar identitetin e tij. Prangosja e është e fundit pas një vargu të gjatë arrestimesh të nivelit të lartë në grupet e krimit dhe të drogës. Operacioni i fundit por edhe në tërësi lufta ndaj krimit dhe dorgës shihet një arritje e madhe e presidentit Enrique Pena Neto.Autoritetet amerikane kishin ofruar një shpërblim prej 5 milion dollarësh për cdo informacion që do të çonte në kapjen e Beltran Lievas. Hector Beltran Leyva mori udhëheqjen e kartelit të drogës, pas vrasjes së vëllait të tij Arturo në vitin 2009, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit me trupat meksikane. Karteli i tyre, i njohur si ABL, është përgjegjës për trafikun e armëve dhe të drogës në Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe vepra të tjera kriminale si rrëmbim, vrasje dhe tortura në Meksikë. Tomas Zeron, Prokurori i Përgjithshëm Meksikës, në një konferencë për mediat , tha se bosi i drogës është arrestuar në qytetin San Miguel de Allende, pas disa muaj hetime rreth tij dhe organizatës.Ai tha se Beltran Leiva u arrestua në shoqërinë e një personi tjetër me emrin Ortega, i cili ishte operator financiar i këtij grupi. Hector ishte i vetmi nga vëllezërit e tij i cili nuk ishte arrestuar apo vrarë. Ai ka lindur në vitin 1965 në shtetin veriperëndimor të Sinaloa. Banda e tij kishtenjë reputacion si një nga më të hakmarrëset dhe të pamëshirshmet në biznesin e krimit dhe drogës.