Tiranë, sherr masiv mes adoleshentësh në gjimnazin “Aleks Buda”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2014, 12:15
Tiranë-Një sherr masiv mes nxënësish ka ndodhur mesditën e sotme në një shkollë të kryeqytetit.Bëhet fjalë për gjimanzin “Aleks Buda” në Laprakë, ku ka pasur një konflikt mes një gruipi të madh nxënësish.Nuk dihen arsyet e konfliktit, por fatmirësisht nga ky sherr adoleshentësh nuk pati asnjë persona të lënduar.Policia sapo është njoftuar për këtë incident, ka mbërritur menjëherë në ambjentet e shkollës. Ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të sherrit.