Droga për dhunime seksuale, kërcënim për të rinjtë e Kosovës

Shitja dhe përdorimi i drogave sintetike, sfidë e madhe për institucionet. Stimulimi i dëshirës seksuale, si dhe dobësimi në masë të madhe i memories janë efektet kryesore të GHB-së, substancës që i është dhënë epiteti i “drogës për dhunime seksuale”, shkruan sot Koha Ditore.Safet Blakaj, drejtor i qendrës “Labirint”, ka bërë të ditur se përdorimi i GHB-së në Prishtinë ka nisur rreth dy vite më parë.Megjithatë kohëve të fundit thotë të jetë përhapur dukshëm te të rinjtë në nivel vendi. Një drogë e tillë tregon se kryesisht po përdoret në formë të lëngshme, duke u konsumuar me pika.Marre nga Koha Ditore