Gafat e agjentëve sekretë i kushtojnë karrierën drejtoreshës së Shërbimit Sekret të SHBA

Gafat e agjentëve 007 që mund të rrezikonin dhe jetën e presidentit të SHBA-së detyrojnë Drejtoreshën e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara, Julia Pierson të japë dorëheqjen.Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest deklaroi se Pierson kishte takuar të mërkurën e 2 tetorit presidentin Obama dhe kishte marrë përgjegjësinë për gabimet shërbimit sekret dhe për rregullimin e tyre.Një vendim I tillë ndërmerret kur dy gafa të shërbimeve sekretë të cilat mund ti rrezikonin jetën presidentit u publikuan në media.Njëra ishte kur një roje e armatosur, i punësuar nga një kompani private sigurie u fut në ashensor me Presidentin Obama gjatë vizitës së tij në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Atlanta muajin e kaluar.Roja, i cili ishte me preçedent kriminal, filloi t’i bënte fotografi presidentit me celularin personal, duke mos përfillur paralajmërimet e Shërbimit Sekret.Po kështu dy javë më parë një person një person i armatosur arriti të kapërcente gardhin dhe u përpoq të futej në mjediset e brendshme të Shtëpisë së Bardhë. Ai ishte një veteran i luftës në Irak, i quajtur Omar Gonzalez.Më parë Julia Pierson  është marrë në pyetje në Kongresin Amerikan dhe ka pranuar se agjentët që duhej të kujdeseshin për sigurinë në Shtëpinë e Bardhë kishin dështuar të ndiqnin disa protokolle sigurie.