Kosovë - A është kjo videoja që inkriminon imamët Tërnava dhe Goga?

Prishtinë - Në një video të publikuar në Youtube më 8 korrik të vitit 2012, Enes Goga një nga hoxhallarët e Bashkësisë Islame të Kosovës, të arrestuar për nxitje të urrejtjes dhe shtytje në vepra terroriste, tregon për vendimin e Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava që të gjitha xhamitë e Kosovës të flasin për Sirinë.Plot urrejtje për shiitët, një komunitet ky që ka pjesëtarë edhe në Kosovë dhe urrejtje e dëshirë për shkatërrimin e Izraelit, Enes Goga iu ka folur besimtarëve kosovarë pejanë për gati gjysmë ore, për rëndësinë që ka Siria në fenë islame ndërsa të gjitha citatet nga Kurani, përfshirë edhe deklaratat që Goga thoshte se janë bërë nga Muhamedi - i cili nga myslimanët konsiderohet si i dërguari i fundit i Zotit në tokë-  fillimisht lexoheshin në arabisht dhe më pas përkthimin e saj e bënte hoxha pejan.“Sot në të gjitha xhamitë e Kosovës, me urdhrin e Myftiut Naim Efendi Tërnava, në të gjitha xhamitë e Kosovës, këtë ditë do t'ia kushtojmë vëllezërve tonë në Siri. Na ka ardhur edhe qarkorja edhe ligjërata e shkruar”, thotë qysh në fillim të kësaj videoje, Enes Goga.Në minutat në vijim, ligjërata bëhet edhe më e qartë se çdo gjë që ishte shkruar në qarkoren e Bashkësisë Islame të Kosovës që udhëhiqet nga Naim Tërnava, kishte për qëllim që të bindë besimtarët se ata që janë në Siri, janë në tokën e bekuar të Zotit, ku edhe engjëjt “i shtrijnë krahët e tyre”.Enes Goga e thotë në mënyrë të drejtpërdrejtë se “rëndësia e tokës së Shamit në fjalorin e ‘Pejgamberit’ përputhet edhe me sot, kohën moderne”.Ai thoshte se mesazhi i tij i dedikohet me theks të veçantë të rinjve, ndërsa mesazhi kryesor i tij ishte citati i Muhamedit që sipas tij është kështu:“Iu porositi që iu t'ia mësyni tokës së Shamit (Siria konsiderohet si pjesë e territorit gjeografik që në Islam quhet Sham) se ajo është tokë që Allahu e ka zgjedh dhe në atë tokë jetojnë të zgjedhurit e Allahut... Meleqtë e Allahut i kanë shtri krihtë e tyre mbi tokën e Shamit....”Urrejtja ndaj shiitëve dhe dëshira për shkatërrimin e IzraelitSipas kësaj ligjërate në një xhami të Pejës, Enes Goga lë të kuptojë se një pjesë e konsiderueshme e qarkores së Bashkësisë Islame të Kosovës është e mbushur me urrejtje për shiitët, të cilët duket se urrehën më shumë nga ajo që nuk janë seriozë në përpjekjet për shkatërrimin e shtetit të Izraelit.“Është mirë ne si myslimanë me e dit që Shiiat kurrë s’kanë hy në fe myslimane se janë persianë e s’janë arabë. E kanë inatin se Pejgamberi e ka shkatërru perandorinë persiane e ata e kanë andërr edhe njëherë me e kthy perandorinë e tyre. Edhe pse Irani e ka emrin zyrtar Republika Islamike e Irani, atë e ka vetëm kamuflazh. Ata s’kanë me Islamin kurrgjë të përbashkët”, thotë me zë të lartë Enes Goga.Hoxha tash i arrestuar, duket se një nga inatet kryesore me Iranin e ka edhe te jo-sinqeriteti i Iranit kur thotë se do e shkatërrojë Izraelin.“Krejt deklarimet e udhëheqësve të Iranit se do e shkatërrojnë Izraelin janë lojna me ndjenjat e myslimanëve se Irani kurrë s’ka bo e kurrë s’ka me bo luftë me Izraelin”, thotë Enes Goga i dëshpëruar.Marrë nga Indeksonline.Marrë Nga Gazeta Express