Kur qesh dhe qan…Majlinda Bregu, perlotet nga fjalimi i Berishes
Tiranë - Deputeten demokrate Majlinda Bregu e kemi parë përherë me buzë në gaz apo të qeshur edhe atëherë kur i duhej të ishte serioze, ironike, cinike, sarkastike, sepse kjo ishte edhe një nga armët e saj më të forta përballë kundërshtarëve politikë. Rrallëherë e kemi parë Bregun të hidhëruar; megjithatë, sot është shfaqur si asnjëherë, me sy të lagësht….Kjo duket në fotot që vetë Bregu ka publikuar në Fb, pas takimit me ish-Kryeministrin Berisha në Kuvendin Kombëtar të demokratëve dhe, nuk dihet nëse ajo është prekur nga fjalimi i tij apo nga arsye të tjera, por pika loti dukshëm shkëlqejnë në cepat e syve të saj. Në kë rast, duke qenë famshme tashmë për sharmin e saj, mendojmë se momentit pikant të Bregut i shkon titulli i veprës së njohur “Kur qan e qesh bilbili” …ar.sh/Oranews.tv
