Rreziku nga rrëshqitjet në Vlorë, banorët e lagjes “10 korriku” jetojnë me frikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2013, 17:28
Banoret e lagjes "10 korriku", pak metra larg bulevardit te Skeles ankohen se per ta ende deri me sot nuk eshte marre asnje mase nga Shtabi i Emergjencave Civile ne prefekturen e Vlores apo nga Bashkia.Deri me tani banoret thone se nuk ka ardhur asnje fadromë apo skerep per te hequr dherat sic u ishte premtuar.Banoret e 22 shtepive janë ende me frikë, për ndonjë ndryshim apo përkeqësim të motit, dhe nese situata do te perseritej bunkeret te cilet kane shkare mund te vijne siper banesave te tyre si dhe dheu mund t’i mbulojë banesat e tyre teresisht.Banorët të indinjuar kerkojne me këmbëngulje ndihmen e shtetit, që po mungon ne rastin konkret per tu ardhur ne ndihme banoreve.