Ndryshime në arsimin bazë, sistemi 6+3+3 hyn në fuqi në 2015-ën

Grupi i ekspertëve për hartimin e kurrikulave të arsimit bazë tashmë 6 plus 3 është ulur në tryezë dhe jo më shumë se 3 muaj pritet të këtë përfunduar aktet normative për këto ndryshime në ligjin. Ndërsa grupet të cilët po punojnë për hartimin e kurrikulave për këtë sistem janë në fazë konsultimesh në shkollat jashtë kryeqytetit.Paketa e këtyre konsultimeve mbi kurrikulën do të publikohet në ëebsiten e MASH-it. Nora Malaj, zv Ministre e arsimit thotë se ky program do është në përputhje me shkollat europiane dhe do të ketë duke eleminuar përsëritje apo materialiet e panevojshme që ekzistojnë deri më tani.Zv. ministria thotë se më këtë ndryshim shkolla do të shihet si një ambent më i pëlqyeshëm, tekset do të jenë më të thjeshta në përmbajtje për të shmangur ngarkesat e vështirësitë e panevojshme.Nxënësit të cilët do të nisin sistemin e ri 6 plus 3 plus 3 do të jenë ata që nisin klasën e parë në 2015. Dhë nëse me sistemin e sotëm një nxënës i fillores mëson në vit 10 tekste, në sistemin e ri do të ketë jo më shumë se 5 libra duke reduktuar ngarkesën mësimore.