Basha inspekton rikontruksionin e gjimnazit "Eqerem Çabej"
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka inspektuar sot rikonstuksionin dhe ndërtimin e një shtese në gjimnazin "Eqerem Çabej"Në fjalën e tij, kryebashkiaku Basha theksoi se nevoja për një shkollë të mesme të përgjithshme të këtyre kapaciteteve dhe të kësaj cilësie ka qenë e papërmbushur për një kohë të gjatë."Ne sot ndodhemi në një prej kantiereve ku vlera e parave të taksapaguesve të Tiranës dhe të Republikës do të jetë e prekshme, e madhe dhe krahasimisht me leverdi për të gjithë banorët e kësaj zone, fëmijët e të cilëve do të gëzojnë këtë cilësi të re mësimdhënieje në njësinë bashkiake nr. 4, në shkollën që mban emrin e personalitetit të shquar të kulturës dhe shkencave, Eqerem Çabej. Gjëja më e rëndësishme është se këta nxënës do të bëjnë mësimin në kushte vërtet model, në kushte me standard evropian, çka pa dyshim do të ketë një impakt të drejtpërdrejtë në cilësinë e mësimdhënies, në cilësinë e përftimit të dijeve, si dhe do të jetë një ogur i mirë për suksesin e tyre në të ardhmen, qoftë në jetën universitare apo në jetën profesionale që i pret” u shpreh Basha.Kreu i Bashkisë Lulzim Basha tha se të gjithë investimet që po vazhdojnë anembanë qytetit, janë fryt i një planifikimi të kujdesshëm dhe i një komunikimi të vazhdueshëm me të gjithë faktorët, që nga njësitë bashkiake, qytetarët, Ministrinë e Arsimit dhe Drejtorinë Rajonale Arsimore, në rastin e investimeve në objekte arsimore, etj.“Ne jemi të vendosur që çdo lek që ne investojmë dhe çdo objekt që ndërtohet nga fillimi apo që rikonstruktohet, të japë një leverdi afatgjatë” – theksoi në prononcimin e tij z. Basha.Projekti parashikon riorganizimin e ambienteve të brendshme ekzistuese të shkollës, klasave, nyjeve higjeno sanitare, ambientit për mjekun, psikologun, sekretarinë dhe ambientin e mbyllur për kaldajën, instalimi i sistemit të ngrohjes qendrore. Me një investim prej 126.6 milionë lekësh, kjo shkollë do të ketë kapacitete të mjaftueshme për akomodimin e 900 nxënësve, nga 600 që ka aktualisht.Projekti i shkollës parashikon ndërtimin e 6 laboratorëve e 19 klasave. Gjithashtu, nëpërmjet shtesës së re, përftohen ambiente të reja si biblioteka, salla polivalente, administrata, palestra e mbyllur, dhomë mjeku, psikologu dhe një terren sportiv prej 368 m2.