Rama thirrje socialistëve: Duhet të ruhet çdo votë me 23 qershor
Blindim të votës për çdo shqiptar që kërkon ndryshimin. Kjo është kërkesa që kryetari i PS-së, Edi Rama, u ka përcjellë të zgjedhurve vendorë socialistë të të gjithë Shqipërisë gjatë një takimi në qytetin e Beratit.Me strategjinë e miratuar në Asamblenë Kombëtare, Rama ka apeluar që në 23 qershor të ruhet vota e shqiptarëve.Gjatë qëndrimit në Berat, Rama ka vizituar dhe familjen e ish-policit Baftjar Gremshi, te rënë në krye të detyrës, ku është njohur me gjendjen e vështirë që ndodhet familja pas ekzekutimit të tij.Duke lëshuar alarmin se kriminalitetit në Shqipëri ka marrë një epërsi të dukshme, kryesocialisti Edi Rama, ka premtuar se me ardhjen në pushtet PS do rishikojë pensionin për familjet e gjithë punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës.Kreu i selisë rozë ka shprehur angazhimin e PS-së për ti rikthyer dinjitetin figurës së Policisë së Shtetit.