Dhuna seksuale më e përhapur tek djemtë
11, 13 dhe 16 vjeçarët u bënë pjesë e një ankete për të parë se sa shqetësim është dhuna në familje. Të dhënat paraprake të nxjerra në këtë raport tregojnë frikshëm se dhuna në të gjithë format e saj por veçanërisht ajo seksuale është në nivele shqetësuese. 77% e fëmijë u shprehen se kanë përjetuar dhunë fizike ku shuplaka dhe gjujtja me shkelma është forma më e përhapur e kësaj dhune.Fatkeqësisht 9. 21 e fëmijëve kanë përjetuar dhunë seksuale dhe abuzimi i tillë është më i dukshëm tek djemtë ne nivelin 8.52% dhe tek vjazat 2.34%. Incidenca më e lartë është tek 11 vjeçarët ndërsa pyetja që iu është shtruar ka qënë: nëse ata i ka ngacmuar dikush seksualisht dhe a i ka shqetësuar kjo gjë fëmijët?. Enila Cenko, ekspertë e CRCA raportoi këto të dhëna.Altin Hazizaj, drejtori i qëndrës në mbrojtje e të drejtave të fëmijëve tha se u pyetën fëmijët në shkolla dhe se dhuna është kaq shumë e përhapur është një shqetësimi i familjes dhe i shoqërisë.Anketa është plotësuar nga 3429 nxënës dhe 2578 prindër. Studimi u shtri në 12 qarqet e vendit ku u përfshinë edhe zonat urbane dhe ato rurale. Edhe pse raporti u fragmentizua në moshat 11, 13 dhe 16 vjeç, statistikat janë të ngjashme për moshat e ndërmjetme 12, 14 apo 15 vjeç.Po për fat të keq ky raport është bazuar vetëm në të dhënat e fëmijëve në shkolla ndërsa nuk ka marrë në studim ata që nuk janë në marrëdhënie me shkollë ku dhuna dhe shfrytëzimi apo abuzimi seksual është disa më i lartë.