Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese diskuton për gazin

Liberalizimi i tregut të shpërndarjes së gazit natyror në kuadër të projektit TAP ka ngjallur diskutime në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.Sipas deputetit socialist Eduard Shalsi e drejta ekskluzive e shpërndarjes së gazit në Shqipëri i takon Albpetrolit i cili është nën privatizim. Deputeti i selisë rozë u shpreh se kjo gjë nënkupton dështimin e procesit të privatizimit.Ndërkohë që kreu i komisioni Jemin Gjana u shpreh se ky ndryshim i ligjit nuk ka lidhje me procesin e privatizimit të Albpetrol. Gjana deklaroi se kjo bëhet vetëm në kuadër të diskutimeve për projektin TAP.Ndryshimet në ligjin aktual i cili parashikon operimin e më shumë se një kompanie në tregun e gazit në Shqipëri u miratuan në komision me konsenus.