Krujë, plagoset me armë 50-vjeçari, arrestohet autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2013, 12:55
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Krujë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nikël ku 50-vjeçari Kujtim Vrejoni është qëlluar me armë zjarri nga 20 vjeçari Timi Baroshima pas një zënke për motive banale.Menjëhërë pas krimit i riu është larguar nga vendngjarja por është arrestuar nga policia vetëm pak minuta më pas ndërsa i është sekuetruar edhe arma e krimit.Ndërkohë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.