Flet kryenoterja Sadushi: Ja si do të zgjidhen çështjet e trashëgimisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2013, 17:09
Propozimi i një dite me parë që Ministri i Drejtësisë bëri për të hequr dëshminë e trashëgimisë nga gjykata dhe kalimin e këtij procesi tek noterët do të sjellë lehtësi të mëdha për qytëtarët, por në të njëjtën kohë do të jenë vetë gjykatat që do të përfitojnë.Mimoza Sadushi, Presidente e noterëve shpjegon të mirat që do të sjellë ky projektligj, tashmë i hartuar, i cili shumë shpejt do të kalojë në parlament.Ligji për kalimin e dëshmisë së trashëgimisë tek noterët pritet të kalojë brenda këtij sesioni parlamentar dhe është një shërbim mjaft i vyer për qytetarët. Ata prisnin deri në 90 ditë për një dëshmi trashëgimie.