CEZ nis ndërhyrjet për ndërprerjet e energjisë

Brenda dy muajve  do të eleminohen të gjitha ndërprerjet e energjisë elektrike.Ari Luarasi, drejtor i operimit dhe mirëmbajtjes në CEZ Shpërndarje, gjatë zëvendësimit të transformatorit në Stacionin “Dinamo” deklaroi se kanë nisur ndërhyrjet për problemet më emergjente në të gjithë vendin.Sipas drejtorit të mirëmbajtjes shumë avari në sistemin e shpërndarjes nuk kanë gjetur zgjidhje për shkak të mungesës së financimeve.Vendosja e transformatorit të ri ka kushtuar rreth 60 mijë euro dhe pritet që ti ofrojë qytetarëve të zonës së Paskuqanit, Kodër Kamzës dhe Bathores energji pa ndërprerje.Administrata e re e CEZ Shpërndarje ka nisur zëvendësimin gradual të transformatorëve me probleme në të gjithë vendin.