Berisha në FB: Me referendumin për statusin, të sigurt përpara
Kryeministri Sali Berisha ka falenderuar ndjekësit e tij në Facebook për mbështetjen që i kanë dhënë idesë së tij për referendumin për tre ligjet e integrimit në Bashkimin Europian.Në një postim në profilin e tij, Berisha ka shkruar se në një kohë të shkurtër, ideja për referendum është komentuar dhe mbështetur nga 2200 vetë dhe është kundërshtuar vetëm nga 143 persona.“Mbështetja juaj e fuqishme buron nga dëshira juaj legjitime për të parë flamurin tonë kombëtar të valëvitet sa më shpejt në selinë e BE-së, siç valëvitet në selinë e NATO-s në Bruksel” shkruan Berisha.Berisha ka rikujtuar edhe njëherë se me marrjen e statusit të vendit kandidat, Shqipëria do marrë qindra e qindra milionë euro investime nga Komisioni Europian dhe sektori privat i vendeve anëtare, do hapen dhjetëra mijëra vende të reja pune dhe të rinjtë shqiptarë do fitojnë mijëra e mijëra të drejta studimi në vendet anëtare të BE."Mbështetja e juaj e fuqishme është një detyrim madhor për mua, që me referendumin për statusin e vendit kandidat të ecim të sigurt përpara” ka përfunduar Berisha.