PD sërish thirrje Ramës: Bëj transparencën e pallatit pajë

Partia Demokratike ka apeluar sërish sot kryesocialistin, Edi Rama, të bëjë transparencën e çmimit të vërtetë të blerjes së vilës së tij.Në daljen e radhës për mediat, zëdhënësja e selisë blu Laura Vorpsi, i kërkoi kreut të selisë rozë të mos fshihet, por të bëjë publike për mediat faturat reale të blerjes së truallit, pasi sipas saj ka dyshime se paratë e investuara për rezidencën e tij verore janë pastrim i gjovave të vendosura prej tij dhe përfitimeve nga grupet kriminale.“Rama të mos fshihet por ti paraqesë mediave faturat e parave që i kanë paguar firmës së ndërtimit. Ka dyshime se në paratë e pallatit pajë, ju keni pastruar faturat e gjobave të vendosura nga ju ndërtuesve të Tiranës ose përfitimet tuaja nga grupet kriminale. Ju s’mund ti fshiheni ligjit. PD ju rikujton se ligji për deklarimine pasurive kërkon të tregoni vlerën e vërtetë të blerjes së truallit dhe ju se bëni vetëm se keni frikë nga origjina e parave tuaja” tha ajo.Në përfundim PD i ka kujtuar zotit. Rama se përveçse një detyrim moral ndaj publikut, transparenca e pasurisë është një detyrim i prerë ligjor.