Arvizu:Shmangni rrëshqitjen në retorika nacionaliste

Nga vatra politike me dozat më të larta të patriotizmit, ambasadori  i SHBA Aleksandër Arvizu ka bërë thirrje që të shmangen deklaratat nacionaliste dhe Shqipëria të ruajë frymën e vendit stabilizues për rajonin.Pas takimit me kreun e AK-së, Kreshnik Spahiu, kryediplomati amerikan ka këshilluar politikën shqiptare të mos bjerë pre e tundimit të retorikave nacionaliste.Ambasadori Arvizu tha se konkurenca politike është vlerë e demokracisë e në këtë kontekst Aleanca “KUuqezi” mirëpritet në këtë fushatë elektorale.“Konkurrenca politike është gjë e mirë, në çdo lloj demokracie duhet të ketë një konkurrencë të tillë. Për këtë arsye vlerësojmë pjesëmarrjen e saj aktive në këtë fushatë. Kemi folur për platformën, theksin e fortë që kanë, shtetin ligjor dhe antikorrupsionin. Ne gjithashtu folëm për atë që është e rëndësishme për çdo parti në vend dhe SHBA, që të flitet në mënyrë të moderuar për vazhdimësinë në rajon prandaj e kam nxitur Spahiun në këtë kuptim që patriotizmi është gjë e mirë, por është e rëndësishme që në axhendën tuaj të shmanget tundimi që të rrëshqitet drejt retorikës nacionaliste, e cila mund të jetë kundër stabilitetit dhe moderacionit për të cilën folëm dhe kemi marrë garanci prej tij dhe lidershipit të AK-së që në fakt politika e tyre do të jetë siguria që ata do të vazhdojnë në këtë frymë” tha Arvizu.Kreu i AK-së Kreshnik Spahiu e njohu kryediplomatin amerikan me platformën e forcës së tij politike."Shqipëria është në prag të zgjedhjeve më vendimtare për shqiptarët, demokracinë, të drejtat e njeriut dhe për të ardhmen e procesit të gjithë shqipatreve në rajon dhe natyrisht për standardet e integrimit ta gjithë shqiptarëve na BE. AK tashmë do ta prezantoja programin dhe platformen e saj të orientuar në një luftë pa kompromis kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave, për ta nxjerrë për të parën herë nga harta e zezë Shqipërinë, si një nga vendet më të korruptuar në të gjithë Europën si një nga vendet e përfshira  në trafiqe dhe me probleme të krimit të organizuar ” tha Spahiu.Ai ka kërkuar mbështetjen e opinionit publik dhe ndërkombëtar për vendosjen me ligj të kufizimit të mandateve të lidershipit politik shqiptar, jo më shume se 2 mandate." Kjo duhet filluar nga Kryetarët e Komunave, Kryetarët e Bashkive, Minibashkive, Kryeministri, kryetarët e partive, me qëllim që partia të mos jetë një precedent negativ ku lidershipi politik në Shqipëri të tentojë të jetë i përjetshëm në limitet e 20, 30 apo 50 viteve. Shqipëria duhet të jetë një model tjeter, një model evropian me standarde amerikane, ku demokracia në thelbin e vet ka ndryshimin dhe AK ashtu sic ka në përbërjen e saj figura të pa implikuara më parë në politike do të luftojë për forcimin e themeleve të demokracisë. Për Aleancën Kuq e Zi SHBA është një partner dhe udhërrëfues në rrugën e saj” tha Spahiu.Ndërkohë, vetëm pak minuta pas këtij takimi, ambasadori Aleksandër Arvizu ka lëshuar një tjetër thirrje, këtë herë drejtuar gazetarëve duke i ftuar ata të lënë mënjanë gjuhën e urrejtjes dhe sulmet personale, që ai i cilësoi si shqetësuese.Ai vlerësoi se media në Shqipëri është e hapur, por ka ende rrugë për të qenë e pavarur.“Gjithsecili ka të drejtë të japë opinionin e tij. Por, disa persona kanë opinione shumë të forta. Gjuha e urrejtjes dhe sulmet personale nuk kanë rol të rëndësishëm në përparimin e demokracisë së Shqipërisë” tha Arvizu.Deklarata e ambasadorit u bë në ceremoninë e prezantimit të Shoqatës së Gazetarëve për Drejtësi.