Ambasadori Sequi takim me kreun e PS-së Edi Rama

Mungesa e konsensusit mes palëve politike ka kthyer brenda pak ditësh në selinë rozë ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi.Kryediplomati i BE-së në vendin tonë ka qëndruar për afro një orë në zyrën e kreut të PS-së Edi Rama në një takim informal, vetëm 6 ditë pas takimit që Trojka e ambasadorëve zhvilloi me kryetarin e selisë rozë.Në një deklaratë të shkurtër për mediat pas takimit, ambasadori Sequi tha se me kryesocialistin Edi Rama bisedoi mbi situatën akuale politike, veçanërisht për zgjedhjet.Takimi i ambasadorit  Sequi me kryesocialistin Edi Rama zhvillohet në një moment deciziv që lidhet me zgjdhjet e 23 Qershorit, ndarjen e mandateve.PD e PS janë larguar nga dialogu pas votimit nga mazhoranca në komisonin e ligjeve për të realizuar ndarjen  e mandateve në Parlament, vendim që për Partinë Socialiste është shkelje e hapur e kushtetutës.