Mbledhja e KQZ-së, ja vendimet

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi, “Udhëzimin për caktimin e rregullave për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit dhe afatet për publikimin e listave të kandidatëve”.Ky udhëzim parashikon rregullat për depozitimin, verfikimin dhe miratimin nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, të listave shumëemërore dhe dokumentacionit të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore më vehte, pjestare të koalicionit apo të mbështetura nga Zgjedhësit.Sipas këtij udhëzimi afati i dorëzimit të listave shumëemërore është jo më vonë se 50 nga data e zgjedhjeve. Udhëzimi u miratua me 7 votat pro të anëtarëve.Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar dhe miratuar me unanimitet, edhe“Rregullat për hedhjen e shortit për caktimin e anëtarëve të KQZ-së që relatojnë kërkesat ankimore të regjistruara në KQZ për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë”.Përcaktimi i rregullave të shortit siguron që përzgjedhja e anëtarëve që do të relatojnë kërkesat ankimore të regjistruara në KQZ, të jetë tërësisht rastësore.Në çdo rast radha e hedhjes së shortit për kërkesat ankimore ndjek radhën e regjistrimit të tyre në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.