Vrasja e kryekomisarit të Shijakut, shtyhet gjyqi ndaj Ilir Xhakjas
Shtyhet sërish në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca gjyqësore ndaj Ilir Xhakjas, i akuzuar si autor i vrasjes së kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e të pandehurit në sallën e gjyqit.Avokati Andi Duraj kërkoi shtyrjen e gjyqit me arsyetimin se për të vendosur për gjykimin e shkurtuar, në seancë duhet të jetë i pranishëm edhe vetë Ilir Xhakja.Gjithashtu avokati Duraj kërkoi edhe largimin e dy anëtarëve të trupit gjykues Nertila Kosova dhe Etleva Deda me pretendimin se ata kanë qenë pjesë e një procesi të mëparshëm ndaj Ilir Xhakjas.Kryekomisar Adem Tahiraj, baba i tre fëmijëve, u vra në 13 shtator 2012 gjatë një aksioni policor në Katund Sukth nga Ilir Xhakja. Autori u arrestua pas disa orë kërkimesh dhe pranoi krimin.Pas ngjarjes së rëndë të Shijakut, u rihap çështja për vrasjen e Qerim Malokut, vrasje kjo e ndodhur në vitin 1998 në Katund Sukth dhe dolën në pah shkeljet e rënda procedurale të gjyqtarit Neritan Tabaku.Gjyqtari u bë objekt hetimi nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e cila vendosi shkarkimin e tij nga detyra.