Auditi i Brendshëm në Fier, 339 rekomandime për 27 njësi vendore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2013, 17:25
Njesia e auditit të Brendshëm në prefekturën e Fierit konstaton se gjatë inspektimit të kryer në 27 njesi vendore për periudhën 2011-2012 ka lënë dhe 339 rekomandime.Sipas përgjegjësit të kësaj njesie, Dervish Baraj, janë konstatuar parregullsi në pesë sisteme, përkatësisht atë të burimeve njerëzore, sistemin e pagave, atë të planifikimit dhe realizimit të fondeve buxhetore, prokurimeve dhe kontablitetit.Nderkohe Bashkia Fier dhe Bashkia Patos nuk janë në juridiksionin e auditit të brendshëmtë Prefektures, pasi pas ndryshimit të ligjit ato auditohen nga njësitë e auditimit të institucionit të tyre.