Kryeministri Berisha dhe Ministrja Bregu marrin pjesë në konferencën e organizuar nga PPE

Dhe pse u kontestuan dhe çuan madje edhe në bojkot të Kuvendit nga ana e opozitës, zgjedhjet parlamentare të 2009 në Shqipëri janë vlerësuar më të mira sesa vetë ato Presidenciale në Amerikë.Një vlerësim i tillë ka ardhur nga kryetari i Asamblesë parlamentare të OSBE-së Riccardo Migliori, opinion të cilin e ka ndarë me Ministren e Integrimit Majlinda Bregu gjatë një takimi mes tyre.Bregu sëbashku me kryeministrin e vendit Berisha janë të pranishëm në Konferencën e 3-të të PPE (Partive Popullore Europiane) mbi Ballkanin Perëndimor dhe të ardhmen e tij në BE, e cila po mbahet në Bruksel.Lajmin mbi pjesmarrjen e saj, Bregu e ka bërë publik përmes një postimi në profilin e saj ne fb, ku ben me dije se në këtë konferencë do të jenë të pranishëm Kryetari i PPE në Parlamentin Europian, Joseph Daul, Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, Kryetari i Komisionit të Jashtëm të PE, Elmar Brok, Kryetari i Delegacionit të PE për Ballkanin Perëndimor, Eduard Kukan e përfaqësues të lartë të qeverive të Maqedonisë, Bosnjes, Kroacisë dhe Serbisë.“Në mesazhin tim drejtuar pjesëmarrësve në takim do të shpreh qartë vullnetin e padiskutueshëm e 94 % të shqiptarëve për tu integruar në BE, do të prezantoj edhe njëherë arritjet tona të pamohueshme në kuadër të këtij procesi dhe do të theksoj rëndësinë e Shqipërisë në rajon për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”- shkruan Bregu.Ndërkaq krahas vullnetit dhe motivimit për të ecur përpara, Bregu është shprehur se do të sqarojë edhe faktin se pse vendi mbetet per te treten here peng i opozites.“Nga ana tjetër do më duhet të shpjegoj edhe njëherë perse shqiptarët po mbeten peng i opozitës. Përse opozita shqiptare del kundër vullnetit të qytetarëve të këtij vendi duke bllokuar për të tretin vit rradhazi statusin e vendit kandidat”- shkruan Ministrja e Integrimit.