Tiranë, zjarr në një banesë pas shpërthimit të një bombule, plagosen lehtë dy gra

Shpërthimi i një bombule gazi për pak i ka kushtuar jetën tre grave të moshuara në një shtëpi private në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në mesditë në shtëpinë e shtetases Zyraka Hoxha pranë shkollës “Myslym Keta”, ku bombola e përdorur për gatim, me rreth 16 litra gaz ka shpërthyer duke plagosur dy prej të moshuarve.Shkak është bërë rrjedha e bombules, e cila në momentin që është ndezur nga të moshuarat ka shpërthyer menjëherë. Kanë qene fqinjët, të cilët i kanë dhënë ndihmën e shpejtë dhe më pas të lënduarat janë transportuar me ambulancë drejt spitalit.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të shumta të zjarrfikëseve, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Për fat të moshuarat janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin kurimin e nevojshëm në spital. Ndërkohë që dëmet materiale në banesë janë të mëdha.