"Petro Nini Luarasi", shfaqe bamirësie në ndihmë të fëmijëve jetimë

Dy shfaqe, "Edipi Mbret" dhe "Gratë në parlament", do tu sjellin paksa buzëqeshje fëmijëve jetim të "Zyber Hallullit". Një iniciativë e nxënësve të shkollës së mesme "Petro Nini Luarasi" në Tiranë kanë realizuar këto shfaqe, ku të ardhurat prej tyre do tu kalojnë të miturve të shtëpisë së fëmijëve.Anila Shahu, mësuese në këtë shkollë ishte organizatorja e cila mbështeti këta të rinj për të përfunduar me sukses pas katër muajsh inciativën e tyre.Temat aktuale, ajo e luftës kundër fatit dhe zhdukja e dallimeve sociale u realizuan më së mirë nga nxënësit me dramën dhe komedinë në të. Në aktivitet mori pjesë dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila pas duartokitjeve të mbylljes së shfaqes përshëndeti aktorët e rinj.