Fatmir Mediu në Channel One: Bashkimi i shqiptarëve, kur të jemi pjesë e BE

Bashkimi i shqiptarëve pa u bërë anëtarë të Bashkimit Europian, vende ku banojnë shqiptarët është një debat butaforik dhe aspak real për nga mundësitë sesa dhe si mund të realizohet.Ky ishte qëndrimi i Ministrit Fatmir Mediu i ftuar në intervistën e mbrëmjes në "Channel one", lidhur mbi deklaratat e Kryeministrit Berisha, shpesh edhe të faktorëve të tjerë politikë mbi bashkimin e shqiptaërve.Si kryetar i Partisë Republikane zoti.Mediu apeloi PD të ndërtojë me kujdes koalicionin e ardhsëm parazgjedhor.Në postin e dikasterit të mjedisit, Mediu iu rikthyeligjit të mbetjeve ku deklaroi se kategoria e mbetjeve të lejuara për import nuk paraqet asnjë rrezik për vendin duke dhënë edhe arsyet se pse e quan politike reagimin e opozitës.