Topi sulmon Ramën e Berishën: Shqetësimi i vetëm i tyre, pushteti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2013, 21:56
Nga Malësia e Madhe, kreu i FRD-së Bamir Topi ka akuzuar qeverinë se ka harruar malësorët dhe të përndjekurit. Ai sulmoi ashpër Kryeministrin Berisha dhe Kryesocialistin Edi Rama, që sipas tij kanë shqetësim të vetëm pushtetin.Por FRD, tha ai, është një parti e moderuar që ka synim të largohet nga tradita e fyerjeve dhe ashpërsisë për të sjellë në panoramën politike shqiptare një alternativë dhe shpresë të re.Nga foltorja e takimit Topi siguroi mbështetësit e FRD-së si dhe qytetarët e Malësisë së Madhe se sondazhet paralajmërojnë një fitore të madhe të kësaj partie, në 23 qershor.