23 qershori, Naço: LSI duhet të hyjë e vetme në zgjedhjet e 2013
Ndërsa mbledhja e sotme e KQZ-së ia ngarkoi njëherë e mirë përgjegjësinë Kuvendit të Shqipërisë për rishpërndarjen e mandateve, ku ligjvënësi pritet të lërë në fuqi formulën e 2009, Lëvizja Socialiste për Integrim shprehet e vendosur për të votuar cdo projektvendim, i cili nuk cënon në mënyrë të paligjshme një mandat në qarkun e Beratit. Deputeti i këtij qarku, njëherësh edhe nënkryetar i Parlamentit Nasip Naco, mbetet i qëndrimit se do të ishte e pafalshme ti hiqej një mandat Beratit, ndërsa e vlerësoi mbledhjen e sotme të KQZ një show televiziv të përfaqësuesve të opozitës, për ti bërë me dije PS se janë më të fortë se parardhësit e tyre."Mbledhja e sotme ishte një show televiziv i përfaqësuesve të opozitës në KQZ për tu bërë me dije se janë më të fortë se paraardhësit e tyre. KQZ duhet ta zgjidhte problemin 10 muaj para zgjedhjeve, të merrte vendimin përkatës. Nuk u mor, se duheshin 5 vota në KQZ. Ligjërisht KQZ brenda 15 ditësh pas marrjes së të dhënave nga MB duhet të merrte vendimin, kishte dhe një mundësi për ta ankimuar në Kolegj, gjë që su bë. Unë përfaqësoj qarkun e Beratit, do të ishte e pafalshme ti hiqej një mandat, kjo s'ka të bëjë me heqjen apo jo të mandatit të LSI pasi vjen si një forcë e konsoliduar dhe ka një lidership që ka llogaritur gjithmonë sesa vende pune do hapim, sa do shtohet në buxhet. Infrastrukturë, për të ecur më shpejt. Sjemi të kënaqur me c'kemi arritur, ndaj kërkojmë të ecim më shpejt. Do votoj çdo projektvendim që nuk cënon në mënyrë të paligjshme mandatin në Berat. Do respektojmë ligjin në cdo rast"tha ai.E ndërsa po luftohet ethshëm nga të gjitha kampet politike për konsolidim të koalicioneve, LSI mbetet në pritje të Konventës së prillit për të dalë në një qëndrim konkret, nëse do dalë e vetme në zgjedhje, në koalicion me PD, apo përmes një poli të tretë, pra duke zeruar mundësitë e një bashkëpunimi me PS. Megjithatë përkundrejt vendimit përfundimtar të struktuarave të kësaj partie, zoti. Naco në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj nuk nguroi të japë një gjykim të tijin personal, ku sipas tij do të ishte shumë më mirë për këtë parti nëse do të dilte e vetme në zgjedhjet paralmentare të 23 qershorit 2013."Ne hyjmë në zgjedhje për të dyfishuar apo trefishuar në këto zgjedhje, për mendimin tim duhet të hyjmë të vetëm në zgjedhje, po flas për qarkun e Beratit.Do të kërkoja që LSI të hynte e vetme në zgjedhjet parlamentare. Megjithatë ajo mund të hyjë në koalicion me PD, ose edhe të krijonte një pol të tretë. Sa i përket PS, kishte mbledhur 26 parti rreth vetes, ne skërkojmë të jemi shtojcë e dikujt tjetër, apo të na nëpërkëmbin. LSI ka një lidership të provuar, që ka sensin e të fituarit.I ka të gjitha mundësitë të krijojë një pol të tretë" theksoi Naco.Deputeti i LSI ndër të tjera ka dhënë dhe një opinion të tij lidhur me funksionimin e koalicionit me PD, ku e vlerësoi një koalicion të qëndrueshëm. Por nëse marrëveshja mes dy partive ka funksionuar mirë në qendër, Naco shprehet se lë për të dëshiruar ajo në bazë, ku edhe debatet kanë qenë më të ashpra."Një pjesë e mirë e simpatizantëve dhe anëtarëve të LSI kemi qenë skeptikë për koalicionin, por rezultoi se ka qenë vendimi më i mirë. Qëndrimi që mbajtën partitë e vogla kundrejt ndryshimit në kodin zgjedhor, i detyroi tu bashkoheshin partive të mëdha, LSI nuk e bëri dhe mori katër deputetë. Jemi munduar që programi ynë të konvertohet brenda atij të PD, koalicioni ka qenë i qëndrueshëm, s'bëjmë llogari numrash. S'themi që ekonomia jonë ka shkëlqyer, por i ka mbijetuar krizës që ka përfshirë rajonin dhe kjo për shkak të koalicionit të qëndrueshëm. Ne jemi korrekt në marrëveshjet që kemi bërë me PD, kemi bërë marrëveshje për këtë mandat, nuk jam unë që vendos janë strukturat, nëse marrëveshja ka funksionuar mirë në qendër, lë për të dëshiruar ajo në bazë. Debatet kanë qenë më të thella në bazë, por do jenë forumet ato që do vendosin.Kemi treguar se kemi filozofi tonën, kemi mbështetur por edhe kundërshtuar, kryesisht dekretet e ardhura nga Presidenti.Kemi bërë një marrëveshje për të qeverisur, jo për të ndryshuar historinë as institucionet kushtetuese" deklaroi nënkryetari i Kuvendit.Deputeti Nasip Naco ka komentuar edhe protagonizmin e tij në Kuvend lidhur me mungesën e infrastrukturës në Berat dhe akuzat ndaj qeverisë për një mosshpërndarje të drejtë të buxhetit."Debati im në Kuvend nuk ishte rrufe në qiell të pastër, pata kërkuar interpelancë para hartimit të buxhetit. Ka nevojë për një ndarje të barabartë të buxhetit, në qarkun e Beratit sjanë rikonstruktuar as 100 km rrugë. Është një qytet që ka nevojë për më shumë investime, të paktën rrugën kryesore nuk e ka të shtruar prej vitesh, kjo për shkak edhe të keqmenaxhimit të kryetarit të Bashkisë atje. Unë nuk kam bërë opozitën në parlament, por një oponencë përkundrejt buxhetit. Pas kësaj u dha një fond prej 5 mln eurosh për rikonstruksionin dhe mbushjen e gropave. Sigurisht investime janë bërë gjatë këtyre viteve, por janë bërë për rrugë rurale që i lidhin ato me akset nacionale" tha Naço.