Studentët në Hong Kong bojkot mësimit: Duan reforma demokratike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2014, 11:18
Mijëra studentë në Hong Kong kanë planifikuar të bojkotojnë mësimin për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj mungesës së reformave demokratike nga qeveria e Pekinit.Studentë nga 24 Universitete dhe Kolegje në vend janë mbledhur në Universitetin kinez të Hong Kongut, ku po mbahen edhe leksione dhe po shfaqen dokumentarë mbi mosbindjen qytetare.Ish-kolonisë britanike, që iu kthye Kinës në vitin 1997, i është premtuar gjithnjë e më shumë autonomi deri në zgjedhjen e udhëheqësit të vendit në vitin 2017.Megjithatë, Pekini duket se është tërhequr nga premtimi, duke vendosur se do të votohet vetëm për disa kandidatë të zgjedhur nga qeveria qëndrore, çka ka sjellë pakënaqësi të mëdha tek studentët.