Vlorë, gjimnazisti plumba shoqes në shkollë, shkarkohet drejtori e mësuesi
Vlorë- Një 17 vjeçare në fshatin Gjorm të Vlorës rrezikoi jetën mëngjesin e sotëm, brenda në mjediset e shkollës ku ajo shkonte çdo ditë, teksa është qëlluar dy herë me armë zjarri.Autori është një bashkëmoshatar i saj po nxënës i asaj shkolle, të cilin ajo e kishte refuzuar. Me të mësuar ngjarjen ministria e Arsimit shkarkoi drejtorin e shkollës dhe një mësuese, ndërsa është marrë masa vërejtje me paralajmërim për një tjetër mësues.Plagosja në korridorin e ShkollësMëngjesin e sotëm nxënësi me inicialet A.A nga Lepenica e Vlorës ka hyrë në korridorin e shkollës dhe ka shtënë 3 herë në drejtim të vajzës që nuk i përgjigjej ndjenjave të tij.17 vjeçarja me iniciale E. T u plagos me një plumb pistolete në kokë dhe një në shpatull.Pasi është plagosur vajza ka vrapuar jashtë, ku edhe aty e kanë ndjekur plumbat e një pistolete të kalibrit të vogël, por pa mundur ta kapin.Ajo është dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht nuk është në rrezik për jetën.Arrestimi i adoleshentitAdoleshenti është arrestuar pak minuta më pas. Një nga anëtarët e kryepleqësisë së fshatit që ishte në spital për të vizituar adoleshenten e plagosur deklaron se autori i kapur nga policia, 17 vjecari A. A nga Lepenica ishte person problematik, dhe është e pajustifikueshme si mundi të futej në shkollë i armatosur.MAS shkarkon drejtorin e një prej mësuesvePasi mësoi ngjarjen Ministrja e Arsimit dhe Sportit, i ka kërkuar Drejtorisë Rajonale Vlorë, të ndalet me përgjegjësi tek ky rast i rëndë dhe të marrë të gjitha masat. Drejtoria e Arsimit Vlorë ka marrë vendim për largimin e menjëhershëm nga puna të drejtorit të shkollës E.A, dhe të mësueses D.A. Si dhe vërejtje me paralajmërim për mësuesin D.Z."MAS bën më dije të gjithë prindërit në vend se së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme po hartohet një plan konkret për sigurinë në shkolla. Ndërkohë, çdo mësues dhe drejtues shkolle ka përgjegjësinë institucionale të informimit të strukturave përkatëse për çdo nxënës që reflekton sjellje dhune si dhe të hartimit të një programi të veçantë ndihme në bashkëpunim me prindërit dhe punonjësit social brenda datës 15 tetor 2014." thuhet në njoftimin e MAS.[caption id="attachment_383965" align="alignright" width="640"]
Në foto: Urgjenca ku u dergua vajza e cila u plagos ne shkolle, Vlorë, 22 shtator 2014[/caption]