Ja dëshmitë që përlotën Papa Franceskun. Jeta e mundimshme e Dom Ernest Troshanit dhe Motër Maria Kaleta

Kremtimin e lutjes mbrëmësore, Papa Françesku e ka zhvilluar në katedralen “Shen Pali” në Tiranë, me meshtarë e seminaristë.Ati i shejtë u njoh me dëshmi të gjalla, mbi persekutimin e klerit katolik nga sistemi ateist komunist. Dom Ernest Troshani dhe motër Maria Karleta, rrëfyen kalavarin e vuajtjeve dhe persekutimit.Këto rrëfime, prekën shpirtërisht Papa Françeskun, i cili nuk e fshehu dhe në kumtesën e tij ndjesinë që i ka krijuar vuajtja e shqiptarëve.Ja dëshmitë që prekën Papa Franceskun

Dom Ernest Simoni (Troshani)

Haec dies quam fecit Dominus exultemus et laetemur in ea. Rrnoftë Krishti, rrnoftë Kisha. Unë i quajturi Dom Ernest Simoni (Troshani), si bari shpirtëror jam lidhur me Kishën Shenjte para 70 viteve. Në dhjetorin e vitit 1944 erdhi në fuqi shtetërore partia komuniste ateiste, e cila në parim kishte eliminimin e fesë, duke synuar kështu të zhdukte Klerin.

Në zbatim të këtij program menjëherë filloi arrestimi, torturimi e pushkatimi i qindra meshtarëve dhe civilëve, për shtatë vite rradhazi, duke rrjedhur gjaku i pafajshëm i besimtarëve, ku disa prej tyre, para pushkatimit, brohoritnin “Rrnoftë Krishti Mbret”.

Në vitin 1952 qeveria komuniste, për konjukturat politike të saja, me urdhër të Moskës, Stalinit, kërkoi mbledhjen e meshtarëve që kishin mbetur gjallë për ta lejuar ushtrimin e lirë të fesë, por me kusht që Kisha të shkëputej nga Papa e Vatikani.

Këtë qëllim të qeverisë kleri nuk e pranoi kurrë. Unë kam vazhduar studimet në kolegjin françeskan për dhjetë vite: 1938 – 1948.Eprorët tanë u pushkatuan nga komunistat, dhe për këtë arsye u detyrova t’i vazhdoj fshehtas studimet teologjike që më kishin mbetur.Pas katër vitesh më morën në ushtri, me qëllim që kështu të gjenin rast të më zhduknin.

Bëra dy vite aty, vite që ishin më të tmerrshme se në burg. Por Zoti më shpëtoi dhe me 7 prill 1956 u shugurova meshtar. Të nesërmen, ditën e Mëshirës Hyjnore, Dominica in Albis, kremtova Meshën e Parë. Tetë vite e gjysëm vazhdova shërbimin fetar. Por komunistat vendosin per të më zhdukur. E prandaj, me datën 24 dhjetor 1963, sapo mbarova kremtimin e Meshës së Vigjiljes së Krishtlindjeve në fshatin Barbullush të Shkodrës, me vijn katër oficerë të sigurimit e më paraqesin dekretin e arrestimit dhe të pushkatimit.

Më vunë hekurat duke m’i lidhur krahët pas shpinës dhe, duke më goditur me shkelma, me futën në makinën e tyre. Nga kisha më çuan në dhomat e izolimit, ku më lanë për tre muaj në kushte shnjerëzore jetese. Ashtu të lidhur më çuan në hetuesi. Kryehetuesi më tha: “Ty do të të varim në litar si armik sepse i ke thënë popullit që të vdesim të gjithë për Krishtin po qe nevoja”.

M’i shtrënguan hekurat aq fort në duar saqë gati me penguan sistolacionin e zemrës e gati pata vdekur. Donin të më bënin të flisja kundës fesë dhe kundër hierarkisë kishtare.

Unë nuk pranova asgjë. Nga torturat rashë gati i vdekur. Kur e panë këtë hetuesit më liruan. Zoti deshi që të vazhdoja të jetoja. Një ndër akuzat ishte edhe kremtimi i tri Meshëve për shpirtin e Presidentit amerikan Xhon Kenedit të vrarë një muaj para arrestimit tim, Meshë të cilat i kremtova sipas urdhrit të Papës Pali VI të dhënë të gjithë meshtarëve të botës. Unë isha i abonuar në revisten kryesore sovjetike “L’union Sovietique”, në frangjisht.Kjo ndërkohë që Shqipëria i kishte shkëputur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik. Revistën, në të cilën gjëndej fotoja e presidentit amerikan e paraqiten në gjyq si provë materiale. Një rrethanë e provanisë hyjnore, bëri që dënimi im me vdekje të mos ekzekutohej: Në dhomat e izolimit më sollën edhe një të burgosur tjetër, i cili ishte edhe miku im më i dashur, por që në këtë rast kishte qenë spiun.Ai filloi të fliste kundër partisë në pushtet, por unë i përgjigjesha gjithnjë se Krishti na ka mësuar t’i duam armiqtë tanë dhe t’i falim ato e të punojmë për të mirën e për begatinë e popullit. Këto fjalë shkuan në vesh edhe të diktatorit, i cili pas pesë ditësh ma hoqi dënimin me vdekje. Por këtë dënim ma shndërruan në 18 vite burg në minierat e Spaçit.Pasi përfundova burgun, më dënuan sërish me punë të detyruar: për dhjetë vite (pra deri në rëniet e komunizmit), kam punuar nëpër kanalet e ujërave të zeza. Gjatë kohës kur isha në burg, kam thënë Meshën përmendësh në latinisht, si edhe kam rrëfyer e kunguar fshehtas.Me ardhjen e lirisë fetare më ka ndihmuar Zoti që të shërbej në 110 fshatra dhe kam pajtuar shumë gjaqe me Kryqin e Krishtit, duke larguar urrejtjen dhe djallin nga zemrat e njerëzve. Shenjtëri, duke qenë i sigurtë se po shpreh dëshirën e të gjithë njerëzve këtu të pranishëm, lutem që, me ndërmjetësinë e Madhnueshme të Nënës së Krishtit, Zojës së Bekuar, i Madhi Zot t’ju jape Juve jetë, shëndet e begati për drejtimin e kësaj grigje të madhe që është Kisha e Krishtit.[caption id="attachment_383417" align="alignnone" width="655"]papa me troshanin Momenti kur Papa Francesku takon Dom Ernest Simoni (Troshani) ne katedralen e "Shen Palit", Tirane, 21 shtator 2014[/caption]Deshmia e Moter Maria Kaleta Kjoftè levdue Jezu Krishti”Jam Moter Maria Kaleta, ne moshèn dhjete vjeçare kam nigjuar thirrjen e Zotit, pa dijte çka don me thene rregulltare. Kam kene vajze e vetme, por kam pase Axhen meshtare; lutjet dhe keshillat e tij me ndihmuan shume e pranaj ju kushtova kesaj rruge. Ai ishte don Ndoc Suma, i cili ka vuajtur shume ne kampet e ndryshme per 8 vjet me rradhe.Sot ndihem e lumtur kur shof se ne rreshtin e katerdhjete martireve qe jane ne procesin e kanonizimit ndodhet Ai dhe ajo grua e vetme – Marie Tuci – me te cilen ishim shoqe, edhe ajo Stigmatine.Per 7 vjet, kam jetuar ne kuvendin e motrave stigmatine, mandej qeveria ateiste na deboi, dhe keshtu u ktheva tek prinderit e mi ne sherbim te Axhes i cili ishte ne burg siç thashe me pare. Mbas vdekjes se prinderve kam jetuar vetem, me deshiren qe te mbaja gjalle fene nder zemrat e besimtareve ne menyre te fshehte.Zoti me mbajti me nje fe aq te gjalle saqe me shtynte t’ua dhuroja edhe te tjereve duke pagezu jo vetem femijte e fshatit, por edhe te gjithe ata te cilet me kane ardhe ne dere kur kisha sigurine se nuk do te me padisinin.Ka shume ngjarje qe më kane shoqeru pergjate ketyre viteve ku publikisht te shfaqeje besimin. Me thjeshtesine e zemres po ju tregoj nje ngjarje. Isha tuj u kthy per ne shpi nga puna e kooperatives. Gjate rruges degjoj nje zâ qe me therriste. Nje grua me nje femije ne krah me arriti me vrapin e saj. Kerkesa e saj ishte me i pagezu foshnjen qe mbante ne krah. Nga frika, pasi qe e dija se ajo ishte gruaja e nje komunisti, i them se nuk kam me ca ta pagezoj, pasi qe jemi ne mes te rruges. Ajo, nga deshira e madhe qe kishte, me thote se kanali perbri ka uje. Une i them se nuk kam me ca ta nxjerr ate uje. Ajo vazhdonte te me lutej per pagezimin e vajzes. Une, duke pa fene e saj, hoqa opangen prej kauçuku qe kisha veshe. Me te nxora uje prej kanalit dhe e pagezova.Fale njohjes se meshtareve kam pase fatin te mbaj ne nje komodine te Shenjterueshmin Sakramend, keshtu ne raste te njerzve te semure qe dergjeshin ne shtratin e vdekjes.Kam kryer sherbimet e fese, nuk e di se si, ne fakt sot kur e mendoj, me duket e pabesueshme, si kemi duru ato vujtje te tmerrshme, por them me plot bindje se i madhi Zot na ka dhene forcen, durimin dhe shpresen.Ashtu sikurse me egjren e shembelltyres Zoti priti “priti” pjekjen e plote para se ta shkulte nga gruni. Edhe pse koha qe e gjate dhe puna e kooperatives teper e vestire, prapseprap Zoti atyre qe i therret ua jep forcen e vet. Ne fakt ne fund ai mi shperbleu te gjitha vuajtjet e mia edhe ketu ne toke. Mbas sa viteve te regjimit u rihap Kisha e une pata fatin me u gjete si rregulltare, fat te cilin per sa vite e deshirova sikurse te gjithe meshtaret e murgeshat e vendit tone.Ne ket dite fatlume nuk e dij se si mund ta falenderoj t’Madhin Zot, derisa pata fatin edhe me taku Shenjterine Tuaj, me kerku bekimin per veten, Axhen Prift e Motrat Stigmatine, per famulline ku kam lindur e famulline ne te cilen kam sherbyer deri me sot, per Ipeshkvinjte, meshtaret e rregulltaret, per mbare Kishen e popullin shqiptare. AmenMotër-Maria-Kaleta Moter Maria Kaleta gjate deshmise se vuajtjeve dhe persekutimit te saj