Papa, gazetarëve:Ju falenderoj, se bota do ta dijë ç'bën Papa e Kishat
Bashkëjetesa paqësore ndërmjet feve në Shqipëri është “shenjë e bukur për botën”- këto janë fjalët e para të Papës Françesku në përshëndetjen drejtuar 50 gazetarëve nga dhjetë vende të ndryshme e të të gjitha tipeve të medias, që e ndoqën në këtë shtegtim të shpejtë, ndërsa avioni fluturonte nga Roma në Tiranë.Shqipëria është vend që vuajti shumë, nënvizoi Papa, por më pas arriti të jetojë në paqe me larmitë e veta fetare. E kjo është shenjë e bukur për botën, dialogu, paqja e ekuilibri në favor të qeverisjes. Më vjen shumë mirë që njerëzit e dinë ç’bëjnë Papa e Kishat. Ju uroj- u tha gazetarëve – ditë të mirë pune e jo pushimi, do të jetë një punë mjaft e fortë, ditë e një mundimi të bukur. E, mos harroni të luteni për mua!Gazetarët, 50, nga vende të ndryshme, i uruan Papës udhëtim të mbarë, mes tyre, në këtë udhëtim të shkurtër dhe i kërkuan të merrej me ta disa minuta. Duke u paraqitur si përfaqësues të dhjetë vendeve të ndryshme të botës e të mediave të ndryshme: shtyp, agjenci, televizione, radio, fotografi e kështu me radhë. Ndërmjet tyre, 6 shqiptarë, 3 televizione të ndryshme, që ndjekin shtegtimin në nisje e në kthim. Do të jenë me ne, shumë të interesuar të njohin mbresat tuaja të shtegtimit. Atje ju preisn shumë e shumë të tjerë, që kanë shkuar drejtpërdrejt. E pastaj, natyrisht, gjithë shqiptarët, në festë. Atëhere po ju japim fjalën, nëse ju dëshironi të na thoni ndonjë gjë, ndonjë përshëndetje e pastaj edhe ne do t’ju përshëndesim për këtë shtegtim.Papa u përgjigj:“Mirëmëngjes e ditë të mbarë pune. Nuk do të jetë ditë pushimi, sepse tejet e ngarkuar. Ju falënderoj për ndihmën tuaj, që bën shumë mirë, sepse kështu njerëzit, bota, do ta dijë ç’bën Papa e ç’bëjnë Kishat, në këtë rast, ajo në Shqipëri, apo jo? E, ashtu siç thashë gjatë udhëtimit të kthimit nga Koreja, është vend, që vuajti shumë, shumë. Tepër vuajtje kaloi. E pastaj, së dyti, është vend, që ia doli mbanë të gjente paqe megjithë larmitë fetare e kjo është një ëndërr e bukur për botën: dialogu, paqja, ky ekuilibër, që është në favor të qeverisjes. Ju uroj ditë të bukur, ditë të ngarkuar me punë, e lutuni për mua. Faleminderit.Gazetarët: - Ju falënderojmë, Atë i Shenjtë. Vërtet do t’ju shoqërojmë e do ta bëjmë, si gjithnjë, me shumë gëzim, shërbimin tonë për t’ju shoqëruar e për ta përhapur mesazhin tuaj nëpër botë. Ditë të mirë edhe ju!Sipas Radio Vatikanitar.sh/Oranews.tv