Shkodër, sekuestrohen 40 kg drogë në doganën e Murriqanit

Një sasi prej 40 kilogram lëndë kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Shkodrës në pikën kufitare të Murriqanit. Sipas burimeve nga uniformat blu të qytetit verior mësohet se policia kufitare ka mundur të arrestojë 2 poseduesit që po  transportonin drogën jashtë kufirit shqiptar, e cila ishte e ndarë në 80 pako.Nga infomacionet e para mësohet se lënda narkotike e dyshuar si kanabis sativa peshonte 40 koligram dhe ishte e futur në brendësi të një automjeti.Ndërkohë policia bënë më dije se  lënda narkotike kishte si destinacion  Malin e Zi ndërsa shton se po hetohet edhe lidhje të tjera të këtij trafiku, i cili do të zbardhet pas dëshmisë së dy të arrestuarve.Kjo është sasi e dytë e kapur në Shkodër brenda pak ditësh.  Një sasi prej 1.5 ton lëndë narkotike canabis sativa u sekuestrua të enjten e kaluar nga policia e Shkodrës në plazhin e Velipojës, konkretisht në fshatin Pulaj në një zonë kufitare me Malin e Zi.Sipas policisë lënda narkotike ndodhej në një gomone 15 metra e gjatë me dy motora të fuqishëm, 200 metra larg bregut pa dalë në det dhe dyshohej se ajo ishte përgatitur të trafikohej në Mal të Zi ose në Itali.