Luçiano Boti: Një parti e fortë ka aleatë të fortë

Në inervistën e tij për RTV “Ora News”, deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Luçiano Boti, ka folur për retorikat e akuzave dhe fushatën elektorale.“22 vjetori i krijimit të degës së Partisë Demokratike të Elbasanit, është moment entuziazmi për të shprehur ato që ne i quajmë arritje të qeverisë. Mirënjohja ka qënë dhe do të ngelet një nga elementët kryesorë të qytetarisë së Elbasanit” u shpreh deputeti i Partisë Demokratike.Në lidhje me kërkesën që kryeministri Sali Berisha I bëri popullit të Elbasanit për të votuar Partinë Demokratike, deputeti I këtj qarku u shpreh: “Ne kemi të drejtën e plotë dhe kokën lartë për të kërkuar votën e qytetarëve të Elbasanit. Rruga Tiranë-Elbasan ka qënë një nga ëndrrat e qytetarëve të Elbasanit, dhe këtë ëndërr atyre ua realizoi vetëm kryeministri Berisha. Qeveria e e kryeministrit Berisha ka pasur shumë arritje dhe ka treguar mjaft kujdes në investimet në qytetin e Elbasanit, pra ajo I ka mbajtur shumicën e premtimeve që ka bërë në fushatën e kaluar zgjedhore duke e justifikuar votëbesimin e saj.”Në lidhje me fushatën elektorale të zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013, Boti tha: “Në raport me fushatën zgjedhore të vitit 2009, kjo është një fushatë që ka nisur disi herët, dhe ka qënë pikërisht Partia Socialiste ajo që e ka nisur dhe ka krijuar këtë klimë.”“Shpifjet dhe sajesat mund të krijojnë iluzione por njerëzit janë të zgjuar dhe mund të mendojnë dhe të shikojnë se sat ë vërteta janë ato dhe nëse duhen besuar apo jo. Partia Socialiste dhe lideri i saj, Edi Rama, ka zgjedhur pikërisht këtë moment parazgjedhor për shpifjet e tij. Ajo që unë nuk kuptoj është se Rama po futet në fushatën zgjedhore apo po krijon material për të shkruajtur librin e tij “Trillimi nr 2”?“Rama po përdor termin si sondazh, terëm ky që bie ndesh me Kodin Zgjedhor. Arsyet që ai po e bënë këtë janë arsye provocative që të ketë reaksion, që të ketë reagim. Rama bënë deklarata situative që ai vetë as i ndjen as i respekton.”“Ndryshe nga Partia Socialiste, ashtu siç e tha dhe kryeministri Berisha, ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me publikun.”I pyetur në lidhje me garën e koalicioneve, deputeti I Partisë Demokratike u shpreh: “ Gjatë qeverisjes sonë, ne jemi treguar më se të rregullt me aleatët tanë. Sa për koalicionin e majtë do përdorja shprehjen: Shëmbëlltyra më e mirë e këtij koalicioni është katandisur në një trup pa kokë ku koka është vetë kryetari Rama. Ajo që i bashkon koalicionin e majtë është antikombëtarizmi dhe Aleanca Kuqezi është një forcë e papërgjegjëshme.”Kurse në lidhje me koalicionin e Partisë Demokratike me Lëvizjen socialiste për Integrim, Boti u shpreh: “Kur një forcë e qëndrës së majtë, ka një lloj përafrimi në programin e saj me një forcë të qëndrë së djathtë, gjërat mund të funksionojnë shumë mirë. Kjo u vërtetua më së miri në lkoalicionin e PD-së me LSI-në. Ftesa e kryeministrit Berisha për të bërë përsëri koalicion me LSI-në është dhe tentativë reale dhe frymë zhvilluese.”“Një parti e fortë ka aleatë të fortë, ky është një bashkëpunim historik që ka funksionuar ndër vite”.