Skocia i thotë JO ndarjes nga Britania e Madhe

Skocia ka refuzuar pavarësinë nga Britania e Madhe, pasi shumica e popullsisë votoi pro qëndrimit të bashkuar. Më shumë se 85% e popullsisë mori pjesë në votime, ku 55% votuan kundër pavarësisë dhe 45%, pro saj.Rezultati u bë i ditur në orën 6:08 minuta dhe menjëherë më pas reagoi Ministri i Parë i Skocisë. Udhëheqësi nacionalist Alex Salmond e pranoi humbjen në referendumin për pavarësinë e Skocisë, dhe i kërkoi qeverisë britanike të përmbushë shpejt, premtimin e saj për rritje të kompentencave të Skocisë në parlamentin britanik.Salmond përgëzoi votuesit skocezë për pjesëmarrjen e lartë, duke e konsideruar një "triumf për procesin demokratik dhe pjesëmarrjen në politikë.""Falenderoj Skocinë për 1.6 milionë votat pro pavarësisë skoceze, - tha Salmond. - Shumica e skocezëve vendosi të mos bëhet një vend i pavarur dhe unë e pranoj verdiktin e popullit.”Alistair Darling, i cili udhëhoqi fushatën “Better together”, nga ana e tij, tha: “Populli i Skocisë ka folur, ne kemi zgjedhur unitetin dhe jo ndarjen , pasi kjo e fundit ishte e panevojshme. Ne rikonfirmuam lidhjen tonë të fortë historike.”Me entuziazëm lehtësisht të lexueshëm, Kryeminitri britanik Cameron shprehu vlerësimin për zgjedhjen e popullit të Skocisë, por edhe lumturinë e tij që Mbretëria e Bashkuar nuk iu nënshtrua përçarjes.“Mirëmëngjes! – tha Cameron. - Populli i Skocisë foli dhe rezultati është i qartë: Ne jemi të bashkuar! Ashtu si miliona të tjerë, edhe unë jam i kënaqur. Siç e kam thënë gjatë fushatës, ndarja do të më kishte thyer vërtet zemrën, por tani është koha të ecim sëbashku përpara. Tani kemi një shans, një mundësi të madhe, për të ndryshuar pozitivisht mënyrën si janë qeverisur britanikët.Cameron përmendi edhe premtimin e tij për shtimin e fuqisë së Skocisë në Edinburg, marrëveshje e cila u nënshkrua gjatë fushatës nga tre liderët e partive kryesore në vend.Oranews.tv[caption id="attachment_381125" align="alignleft" width="624"]alex salmond Alkex Salmond, lideri skocez qe luftoi per pavaresine e Skocine nga Britania e Madhe[/caption]