Çuko: Ajazi s’mund të ketë përgjuar shefin Rama, për Papën s’ka rrezik

Tiranë - Deputeti i Partisë Socialiste, njëkohësisht edhe anëtar i Komisionit të Sigurisë, Arben Çuko, ka mohuar zërat se kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, të ketë përgjuar Kryeministrin.Gjatë një inteviste në RTV “Ora News”, në studion e lajmeve, përballë gazetares Jonida Shehu, Çuko tha se Ajazi nuk mund të përgjojë shefin e tij Rama, të paktën për deputetin socialist është e papërceptueshme.“Unë nuk mund ta di. Unë nuk e besoj këtë, që Shërbimi Informativ Shtetëror ka arritur të përgjojë Kryeministrin, shefin e vet direkt. Sepse ju duhet t’a dini se SHISH si strukturë më Drejtorin e tij në krye, shef direkt ka kreun e ekzekutivit, Kryeminstrin. Nuk mund t’a përceptoj që ky shërbim, Drejtori i këtij shërbimi të përgjojë Shefin e tij” – tha Çuko.Ndërsa deputetët e grupit të kontrollit të SHISH vetëm një ditë më parë prezantuan dhe miratuan raportin në Komisionin e Sigurisë, Çuko thotë se puna nuk ka mbaruar. Por, dhe pse nga burime të rezervuara për “Ora News”, bënë të ditur se në raport nuk kërkohet dorëheqja e Ajazit, vetë deputeti socialist thotë se nëse raporti konstaton shkelje të ligjit nga ana e tij, do të kërkohet marrja e masave.“Në fund ky grup do të dalë me një raport përfundimtar, në të cilën besoj se duke respektuar ligjet e ruajtjes së informacionit të klasifikuar, mund edhe të njiheni. Se s’ka mbaruar procesi. S’mund të bëjmë hipoteza para kohe. Do të vërtetohet nëse është zbatuar ligjshmëria në mënyrën më korrekte. Ka qënë indicia e kërkesës informative, që e mbani mend shkresën, që ishte një shkelje e rëndë e ligjit të sekretit, e informacionit të SHISH. Por doli në media dhe nga strukturat kërkonte që të informoheshin rreth drejtuesve të policisë. Kjo ishte indicia, ku Komisioni parlamentar i Sigurisë ngriti këtë grup kontrolli, i cili nuk ka mbaruar ende. Do ta shikojnë strukturat e specializuara se cilat pjesë të informacionit. Në qoftë se do të rezultojë që Drejtori i SHISH, ka shkelur ligjin në zbatimin e misionit të tij, padyshim do të kërkohen masa, në qoftë se ndodh ajo” – u shpreh deputeti socialist.Në vijim të intervistës Çuko nuk anashkaloi edhe një koment për opozitën:“Opozita një herë nuk e di se ku ka humbur. Ku është opozita? Që të bëjë këto seanca dhe komisione hetimore. Opozita ka 3 apo 4 muaj që ka humbur pa lënë gjurmë dhe nuk mund të realizojë kompetencat e veta kushtetuese dhe ligjore që ka si opozitë, duke qenë jashtë, duke u futur tek azili,është kthyer në azil”.Ndërsa lidhur me sigurinë dhe masat e marra në kuadër të vizitës së Atit të Shenjtë me 21 shtator, deputeti socialist, thotë se:“Siguri 100% nuk mund të ketë asnjëherë, por me sa kanë deklaruar dhe organizmat e sigurisë, policia, etj, nuk ka asnjë rrezik real dhe potencial. SHISH është pjesë e këtij organizmi, SHISH ka vite dhe vite të tëra që e ka mision kryesor luftën ndaj terrorizmit. Këtë periudhë ka dalë në pah, terrorizmi fondamentalist. Unë mendoj që SHISH dhe nga raportimet që ka bërë Drejtori, para disa muajsh, është në rrugë të drejtë në këtë drejtim.