Itali, shqiptari ekzekutohet për larje hesapesh, 1 plagoset - VIDEO
Milano - Një shqiptar është ekzektuar, ndërsa është plagosur djali i xhaxhait të tij pak pas orës 21:00 të së enjtes së 18 shtatorit 2014, në një lagje të Milanos. Në këtë ekzekutim ka mbetur i vdekur edhe një shtetas egjiptian. (Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja, dhe nje prej viktimave)Viktima është Arben Kthella, 37 vjeç nga fshati Manati i Lezhës, ndërsa i plagosur është Mond Kthella, 40 vjeç po nga Manatia e Lezhës, djali i xhaxhait i viktimës.Identiteti i tyre u mësua mëngjesin e sotëm, ndërsa sipas hetuesve bëhet fjalë për një larje hesapesh.Vrasja është njoftuar në polici nga banorët e zonës të cilët kishin dëgjuar një breshëri të shtënash me armë.Mësohet se vrarësi është larguar në bordin e një makine tip Opel dhe është ndaluar pak orë më pas. Mediat italiane thonë se personi i ndaluar i cili mund të jetë dhe autori i krimit është shqiptar, por nuk jepet emri.37 vjeçari është vrarë me dy plumba në kurriz dhe një në kokë. Ai është gjetur në një cep të sheshit Giustino Fortunato në rrugën Casarsa, përballë hyrjes në spitalin Galeazzi.Viktima e dytë, shtetas afrikan, është gjetur në rrugën Marna. Ai humbi jetën pak minuta pasi mjekët ishin përpjekur ta transportonin për në spital.Personi i tretë i plagosur, edhe ky shqiptar, është qëlluar me një plumb në bark por është jashtë rrezikut për jetën. Policia beson te dëshmia që ai mund të japë për të zbardhur se cfarë ka ndodhur.Mendohet se tre personat njiheshin me njëri tjetrin, ndërsa kanë pasur takim me një apo dy persona. Pasi është shtënë mbi të parin, dy të tjerët kanë tentuar të largohen por janë qëlluar.[caption id="attachment_381182" align="alignleft" width="452"]
Viktima Arben Kthella[/caption]