Droga e Lazaratit, reportazh në emisionin e famshëm italian "Le Iene",

Një shëtitje në Lazarat, takim me një trafikant, mohimi qesharak i kryekomunarit se aty nuk ka drogë dhe premtimi i ministrit se gjërat do të ndryshojnë.Ky ka qenë reportazhi sa argëtues dhe po aq i rrezikshëm i skuadrës së reporterëve të emisionit të famshëm italian “Le Iene”, transmetuar të mërkurën në mbrëmje. Pak ditë para operacionit të famshëm të qeverisë në Lazarat, gazetari italian, i shoqëruar me një ndihmësin e tij shqiptar, kanë arritur të zbulojnë edhe rrugët me të cilat transportohet droga nga Shqipëria në tregjet europiane.Madje, me pak mundim ata arrijnë të takohen edhe me një trafikant të vërtetë, i cili u bën edhe ofertën: 500 euro për kilogram nëse duan ta marrin drogën në portin e Igumenicës ose 900 Euro nëse e duan në Milano sepse, pavarësisht se italiani mendonte që droga vinte në Itali nga Vlora ose Durrësi, rruga më e sigurt ishte nga Janina dhe Igumenica.Dyshja, e pajisur me kamera të fshehta bën edhe një përpjekje për të filmuar fushat e mbjella, por ndërsa zbresin në qendër të qytezës hasin në vështrimet armiqësore të vendasve. Madje një makinë ndalon dhe fillon t'i kërkojë që të dorëzojnë kamerat, duke i trembur goxha shqiptaren dhe gazetarin iItalian. Situata bëhet kritike dhe duhet ndërhyrja i truprojës së tyre, i cili i merr me makinë, për të dalë nga situata.I dërguari i emisionit Italian arrin të marrë në intervistë edhe kryekomunarin e Lazaratit, Dashamir Aliko, i cili edhe pse i premton që aty nuk ka asnjë centimetër tokë publike të mbjellë me marjiuanë, kur i kërkohet që t'i shoqrojë nëpër rrugë, tërhiqet në momentin e fundit.Reportazhi mbyllet me një intervistë-premtim nga Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, dhe disa pamje ku gazetari Italian ka shoqëruar forcat e policisë në aksionin e ndërmarrë nga policia pak muaj më parë. Madje, shfaqet edhe Gate Mahmutaj, që etiketohet si kapo i krimit të organizuar në Lazarat!