Gara për BSH, Rama: Deri tani 32 aplikantë, presim të tjerë deri më 30 shtator

Tiranë- 3 ditë pasi qeveria shqiptare hapi zyrtarisht garën për anëtarët e rinj të Këshillit Mbikqyrës së BSH-së, aktualisht numërohen 32 aplikantë nga vende të ndryshme të botës të cilët kanë shprehur interes.“Falenderoj përunjësisht të tridhjetë e dy aplikantët që nga vende të ndryshme të botës kanë shprehur derin sot interesimin e tyre për t'u konsideruar si anëtarë të ardhshëm të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë në adresën këshillimbikqyrë[email protected] “ shkruan kryeministri Rama në fb.Afati i aplikimit është deri në 30 shtator dhe shefi i qeverisë nënvizon se mirëpresin me kënaqësi e mirënjohje aplikime të tjera.Sipas Kryeministrit ky proces është tërësisht i bazuar në vullnetin e mirë të qeverisë për të kontribuar për një Bankë Qëndrore më të pavarur dhe më e sigurtë nga situata e krijuar.