Izraelitët interes për turizmin e energjinë: Shqipëria s’njihet nga biznesi i huaj

Tiranë- Biznesi izraelit tregon interes për Shqipërinë.Por në një moment që diskutohet shumë për promovimin e Shqipërisë, Presidenti i Kongresit Botëror Hebre, Roland Lauder, kërkon më shumë punë për njohjen e vendit në botën e biznesit në New York.Sektori i turizmit shihet prej Izraelitëve si një mundësi për të zhvilluar vendin.“Para se të vija këtu isha në New York dhe kur u thashë biznesmenëve se do të vija në Shqipëri ata heshtën, pasi nuk dinin absolutisht asgjë për vendin tuaj.Është shumë e nevojshme që ju të dërgoni një person në Amerikë për t’ju prezantuar dhe ftojë investitorët.Shqipëria ka shumë mundësi zhvillimi dhe sektori i turizmit është një potencial që nuk është shfrytëzuar ende. Duhet të zhvillohet infrastruktura dhe të ndërtohen resorte e hotele”.Ministri izraelit i Energjitikës dhe Ujërave premtoi sjelljen e investitorëve në fushën e energjisë.“Ne jemi të gatshëm të sjellim më shumë investitorë në vendin tuaj.Shqipëria ka shumë burime energjie si ujin, gazin apo erën që të ofrojnë mundësi”.Ministri shqiptar i Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, i ftoi bizneset izraelite të investojnë në hekurudha e porte.Në forumin e biznesit Shqipëri-Izrael morën pjesë 40 investitorët të fuqishëm, të cilët u njohën me mundësitë që ofron vendi ynë.